Ali Cura
12 Shtator 2017•Përditësim: 13 Shtator 2017
MOSKË (AA) - Vladimir Kojin, këshilltari i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, përgjegjës për bashkëpunimin ushtarak-teknik, ka njoftuar se është nënshkruar dhe përgatitur për zbatim marrëveshja në lidhje me dorëzimin e sistemeve S-400 mes Rusisë dhe Turqisë, raporton Andolu Agency (AA).
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS, Kojin, ka bërë një deklaratë në lidhje me dorëzimin e sistemeve S-400 të negociuar midis Rusisë dhe Turqisë.
"Marrëveshja është nënshkruar, po përgatitet për tu vënë në zbatim. Siç e dini S-400 është një prej sistemeve më komplekse të përbërë nga mjetet më komplekse teknike", është shprehur Kojin.
Duke theksuar se të gjitha vendimet e marra në lidhje me marrëveshjen janë absolutisht të përshtatshme për interesat strategjikë të të dy vendeve, Kojin ka theksuar se në këtë kontekst ata e kuptojnë reagimin e disa vendeve perëndimore që duan të ushtrojnë presion ndaj Turqisë.
Ndër të tjera Kojin ka shtuar se për këto sisteme edhe shumë vende janë duke pritur në radhë.