Hacer Başer
12 Shtator 2017•Përditësim: 13 Shtator 2017
SANA (AA) - Që nga muaji prill e deri tani në Jemen janë konstatuar më shumë se 650 mijë raste të dyshuara me kolerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të publikuar ka theksuar se që nga 27 prilli kur është shfaqur epidemia e kolerës e deri tani në të gjithë vendin janë vërejtur 652.542 raste të dyshuara të kolerës dhe se për shkak të epidemisë kanë humbur jetën 2.066 persona.