Hamdi Yıldız
30 mars 2020•Përditësim: 30 mars 2020
Këshilltarja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Rivka Paluch, ka rezultuar të jetë pozitive në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Kanalit 12, testi i këshilltares së Netanyahut për parlamentin, Paluch, ka rezultuar pozitiv.
Nuk u dha informacion i detajuar rreth gjendjes shëndetësore të saj.
Sipas të dhënave zyrtare të fundit, numri i rasteve me koronavirus në vend është 4.247.