Hakan Ceyhan Aydoğan
01 shtator 2016•Përditësim: 02 shtator 2016
MOSKË (AA) - Minsitri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kanë zhvilluar një bisedë telefonike për çështjen e Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë theksohet se në bisedën telefonike janë vlerësuar çështjet e zhvillimeve të fundit në Siri dhe bashkëpunimi në luftën kundër grupeve terroriste.
Ndër të tjera në bisedë vihet në dukje se Lavrov ka theksuar se duhet të ndahen grupet opozitare të lidhura me SHBA-në nga grupet terroriste.
Ndërsa në anën tjetër zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve iraniane Tasnim, tha se SHBA-ja dhe Rusia janë afër një marrëveshjeje për Halepin.
"Shpresoj se jemi larg vetëm disa hapa në çështjen e marrëveshjes për Halepin. Autoritetet ushtarake në orët e ardhshme do të mblidhen përsëri për arritur një marrëveshje përfundimtare. Marrëveshja ende nuk është mundësuar", u shpreh Ryabkov.