Davut Demircan
03 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Milicia lojale e komandantit renegatit në lindje të Libisë, Khalifa Haftar ka lënë 48 kufoma pas duke ikur nga zonat e luftës, tha të martën ushtria libiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i operacionit “Vullkani i tërbimit” i drejtuar nga qeveria, Mohammed Qanunu nuk dha detaje të mëtejshme në deklaratën e tij, por tha se ata ishin urdhëruar të marrin të gjitha masat për t’u mbrojtur kundër koronavirusit të ri (COVID-19), derisa mblidhnin trupat.
Libia aktualisht ka 182 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 5 vdekje tregojnë të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins" me qendër në SHBA. Numri i të shëruarve është 52.
Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.