Jeyhun Aliyev
24 Prill 2020•Përditësim: 24 Prill 2020
Zyrtarët e lartë të Mbretërisë së Bashkuar kanë ururar muslimanët për muajin e Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari britanik i jashtëm, Dominic Raab, në llogarinë e tij në twitter ka uruar muslimanët për fillimin e muajit të shejntë të agjërimit.
"Ky Ramazan do të jetë sfidues në veçanti, por vlerat e dhembshurisë, bamirësisë dhe sakrificës tani janë më të rëndësishme se kurrë më parë", shkroi Raab.
Sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, falënderoi muslimanët për "bërjen e ndryshimeve të mëdha në pjesët jetike të praktikës gjatë një muaji që është aq i veçantë për kaq shumë njerëz".
"Përderisa hymë në Ramazan, shumë muslimanë nën dritën e koronavirusit nuk do ta ndajnë gëzimin e këtij muaji siç bëjnë zakonisht. Falemnderit që qëndruat në shtëpi", tha Hancock në twitter.
Ai po ashtu falënderoi muslimanët në Mbretërinë e Bashkuar për "shërbimin, qytetarinë dhe sakrificën" e tyre në luftën e vendit kundër COVID-19.
Po ashtu edhe kreu i partisë opozitare laburiste, Keir Starmer, u uroi muslimanëve një Ramazan të bekuar dhe paqësor.
"Dua trë përfitoj nga ky rast për të bërë homazhe për të gjithë muslimanët që punojnë në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, shërbimin tonë të kujdesit dhe kudo në vijën e parë të luftës sonë kundër koronavirusit. Faleminderit që na ruajtët të sigurt", tha Starmer në një video-mesazh të postuar në twitter.
Më tej, në videon e postuar ai tha se Ramazani sjell "cilësi të përbashkëta që kemi, dhembshuri, ndarje, mbështetje të njëri-tjetrit dhe cilësi që na duhen më shumë se kurrë vetëm në këtë kohë".