Vesna Besiç
31 Mars 2016•Përditësim: 01 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Ish pengjet boshnjake që janë mbajtur në kampet serbe të përqendrimit në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) kanë reaguar ashpër lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për ta liruar udhëheqësin e çetnikëve serbë njëherësh lider i Partisë Radikale Serbe, raporton Anadolu Agency (AA).
Vojislav Sheshel u lirua më herët gjatë ditës nga të gjitha nëntë pikat e akuzës për krime lufte në Kroaci, Vojvodinë dhe BeH.
Shqiptimi i dënimit u ndoq edhe në zyrat e Lidhjes së Pengjeve nga kampet serbe të përqendrimit BeH.
Kreu i organizatës Jasmin Meshkoviç duke mosbesuar në verdiktin e shqiptuar tha se është i habitur.
"Nuk di njeriu të flasë apo të heshtë. Mendoj se me këtë është arritur kulmi. Duke dëgjuar verdiktin fitova përshtypje se nuk ka pasur prokurori, sikur kjo prokurori është mbledhur sot”, tha ai.
Almin Gjeloviç tha se qëllimi është amnestimi i Serbisë nga lufta në BeH.