Ekip
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
MADRID (AA) – Jose Manuel Lopez, Angel Sastre dhe Antonio Pampliega, tre gazetarët spanjollë të rrëmbyer në korrik të vitit të kaluar në Siri, janë liruar dhe kanë udhëtuar për në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas thuajse 10 muajsh të kaluar në robëri, gazetarët sot në aeroportin në Madrid i pritën familjarët dhe miqtë e tyre. Qeveria spanjolle falënderim të veçantë i dërgoi Turqisë, Katarit dhe “aleatëve dhe miqve” që kanë pasur rol kyç në lirimin e reporterëve të cilët kanë raportuar për luftën në Siri.
Tre gazetarët u rrëmbyen në Halep më 12 korrik të vitit 2015 së bashku me përkthyesin e tyre kur automobili i tyre u ndalua nga një grup personash të armatosur. Dyshohet, por nuk është konfirmuar se ata i rrëmbeu grupi Fronti Al-Nusra.