Aydoğan Kalabalık
10 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) - Qeveria egjiptiane ka liruar spiunin izraelit Avde Tarabin, i cili ka qëndruar 15 vejt në burgun Tora në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e ueb-faqes së Televizionit Shtetëror të Egjiptit, u theksua se qeveritë e dy vendeve kanë arritur në një marrëveshje e cila konsiston në shkëmbimin e të burgosurve, dhe si rrjedhojë e kësajë marrëveshjeje është liruar spiuni izraelit Tarabin, koha e burgimit të të cilit ka përfunduar. Gjithashtu u theksua se 2 të burgosur egjiptianë, për identitetin e të cilëve nuk u dha informacion dhe koha e burgimit të cilëve gjithashtu ka përfunduar janë liruar nga ana e Izraelit.
Në lajm u theksua se, "Qeveria egjiptiane ka siguruar që në shkëmbim me spiunin izraelit të lirohen 2 të burgosur egjiptianë. Pritet që në ditët e ardhshme të lirohen më shumë të burgosur egjiptianë".
Nga ana tjetër zëdhënësi i kryeministrisë izraelite Ofer Gendelman në deklaratën e tij në lidhje me çështjen tha se Tarabin-i i cili u lirua nga ana e Egjipt-it sot ka arritur në Izrael.
Avde Tarabin i cili është nga fisi Tarabin i gadishullit Sina, në vitin 2000 ishte arrestuar në Egjipt me akuzën se "kishte bërë spiunazh kundrejt Izraelit" dhe ishte dënuar me 15 vite burg. Tarabin i cili së bashku me babain e tij ishte vendosur në Izrael në vitin 1990, nuk ishte liruar edhe pse i kishte mbaruar dënimi.