Rustam Mikayilli
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 13 Dhjetor 2015
VILNIUS (AA) - Kompania shtetërore hekurudhore e Lituanisë njoftoi se i kanë dhënë fund shërbimit të trenave mes Vilniusit dhe Moskës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën në ueb faqen zyrtare të kompanisë thuhet se në kohët e fundit ka patur një rënie të numrin të udhëtarëve në linjën "Vilnius-Moskë" dhe se nga sot është vendosur që të ndalohen shërbimet.
Sipas njoftimit me shkrim shkaku kryesor për mbylljen e linjës hekurudhore janë tensionet politike dhe ekonomike në mes dy vendeve pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Gjithashtu edhe shërbimi i trenave mes Vilnius dhe Sankt Petersburgut është anuluar që nga 1 qershor me arsye të mungesës së kërkesës.