Ahmet Dursun
08 Shkurt 2018•Përditësim: 09 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Qeveria e Iranit ka reaguar ndaj deklaratës së kompanisë koreano-jugore për prodhimin e telefonave të mençur dhe pajisjeve elektronike "Samsung" se do t'u dhurojë nga një telefon të gjithë sportistëve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, përveç sportistëve iranianë dhe veri-koreanë për shkak të sanksioneve të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave iraniane "Samsung" ka shprehur dëshirën që t'u dhurojë nga një telefon Samsung Galaxy Note 8 të gjithë sportistëve të vendeve dhe zyrtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) që marrin pjesë në Olimpiadë, me qëllim që ata të dokumentojnë dhe të ndajnë me botën çdo moment gjatë organizimit.
Pasi kompania ka deklaruar se nuk do t'u japë telefona sportistëve iranianë dhe veri-koreanë kjo shkaktuar reagimin e Teheranit.
Në agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA teksa vendimi i kompanisë koreano-jugore është cilësuar si i "pamoralshëm", bëhet e ditur se edhe ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka reaguar kundër zyrtarëve të Koresë së Jugut dhe ka kërcënuar me bojkotim.
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Behram Kasimi në një deklaratë lidhje me këtë çështje tha se "Për sa kohë që kompania Samsung nuk mund të kërkojë falje, kjo do të ketë një efekt të thellë në marrëdhëniet tregtare mes Iranit dhe kompanisë Samsung".
Ndërkohë, anëtari i Komisionit Ekonomik Parlamentar, Ali Ekber Kerimi, duke folur për agjencinë e lajmeve ICNA i ka bërë thirrje popullit iranian për bojkot.
"Populli mund të nisë fushatë për të zbatuar një bojkot ndaj prodhimeve të Samsung-ut", tha ai.
Kompania koreano-jugore ka njoftuar se do të ofronte 4.000 smartfonë për të gjithë sportistët dhe zyrtarët e KON-it por se nuk do të ofronte këto për sportitsët e Koresë së Veriut dhe ata të Iranit për shkak se gjenden në listën e sanksioneve të SHBA-ve.