İnci Gündağ
26 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
LONDËR (AA) - Ministri britanik i Punëve të Brendshme, Amber Rudd, ka thënë se do të kërkojnë bashkëpunim nga kompanitë e teknologjisë për luftën kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë dhënë për programin e Andrew Marr në BBC, Rudd, gjatë vlerësimit të tij për ngjarjet e ditëve të fundit, ka thënë se sulmuesi në Londër, Adrian Russell Ajao, pak përpara organizimit të sulmit ka përdorur aplikacionin WhatsApp. ''Terroristët nuk duhet të kenë vend ku të fshihen'', ka thënë ai.