Ahmet Gürhan Kartal
20 Tetor 2015•Përditësim: 20 Tetor 2015
LONDËR (AA) – Policia në Londër mbrëmë vonë u prononcua se pas sulmit të fundit islamofobik ndaj një folësi turk në autobus, një person i moshës 25 vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka prishur rendin publik në bazë racore.
Videoja e këtij incidenti bëri xhiron e botës në internet, në të cilën shihet se si viktima në mënyrë verbale abuzohet prej një personi me ngjyrë në pjesën e sipërme të autobusit. Videoja po ashtu tregon sesi sulmuesi shtyu udhëtarin nga autobusi dykatësh.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ”mbetet në paraburgim në një stacion policor në veri të Londrës”.
Sulmi ndodhi në Tottenham, zonë në veri të Londrës me një popullsi të konsiderueshme etnike turke.