Ekip
08 Gusht 2016•Përditësim: 08 Gusht 2016
LONDËR (AA) – Kompania amerikane e fluturimeve Delta Airlines, ka njoftuar se ka rënë sistemi i saj kompjuterik dhe si pasojë janë anuluar fluturimet në tërë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Gjithkund kanë rënë sistemet tona. Shpresojmë të mos zgjasë shumë", thuhet në njoftimin e kompanisë përmes rrjetit social Twitter.
"Në kohën kur po zgjidhet problemi, klientët tanë duhet të kontrollojnë statusin e tyre të fluturimit para se të nisen për në aeroport”, thonë nga Delta. Nga kjo kompani sqarojnë se problemi nuk do të ndikojë mbi aeroplanët të cilët aktualisht janë duke udhëtuar dhe se do të mund të aterojnë pa probleme.