Mohamad Misto,Meryem Kasım
12 Dhjetor 2015•Përditësim: 12 Dhjetor 2015
HASEKE (AA) - Në sulmin vetëvrasës në qytetin Haseke të Sirisë, 6 anëtarë të Forcave Demokratike Siriane humbën jetën dhe 7 persona u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, në sulmin vetëvrasës me një automjet bombë në fshatin el-Cembe i lidhur me lagjen el-Hevl të fushës Haseke, ku Forcat Demokratike Siriane u mblodhën, 6 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën. Si pasojë e shpërthimit, disa shtëpia përreth u rrëzuan.
Forcat Demokratike Siriane, pas përleshjeve me DAESH-in kishin marrë nën kontroll lagjen el-Havl.
Grupet të cilët dihen me afërsinë e tyre tek PYD-ja, zgjatja e PKK-së në Siri, në muajin tetor u bashkuan nën emrin "Forcat Demokratike Siriane". Krahët ushtarakë të PYD-së, si YPG, YPJ dhe Ceyş es-Suvvar, Burkan el-Furat, Es-Sanadid, Brigadat El-Cezire dhe Këshilli Ushtarakë të Asirinëve, të cilët formojnë Koalicionin Arab në Siri ishin përfshirë në formimin e "Forcave Demokratike të Sirisë".