Dursun Aydemir
24 Prill 2021•Përditësim: 27 Prill 2021
Lulekambanat që fillojnë të çelin në muajin prill në Pyllin Hallerbos pranë qytezës Halle në rajonin Flaman të Belgjikës kanë magjepsur vizitorët, raporton Anadolu Agency (AA).
Lulet e Pyllit Hallerbos (Lulekambanat), të cilat çelin në prill dhe maj në këtë pyll me sipërfaqe 552 hektarë afër qytezës në kufirin e Rajonit Flaman Brabant, magjepsin vizitorët që i shohin ato dhe shijojnë aromën e tyre unike dhe ngjyrën vjollcë.
Këto lule llogariten si paralajmërues i pranverës, ndërsa për t’i parë ato, vijnë shumë turistë dhe entuziastë të fotografisë nga vende të ndryshme, të cilët preferojnë pamje në orët e hershme ose gjatë perëndimit të diellit.
Për t’i parë nga afër lulekambanat, mjafton të merren parasysh paralajmërimet e rojeve të pyjeve në një zonë prej 250 hektarësh dhe të vazhdohet në rrugën e shënuar të ecjes prej 7 kilometrash.