Betül Yürük
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
KOMBET E BASHKUARA (AA) - Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka mbajtur një mbledhje urgjente për të diskutuar konfliktet në rritje në Halep dhe situatën "alarmante" njerëzore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Humanitare dhe Koordinator i situatave emergjente të OKB-së, Stephen O'Brien, në një fjalim të mbajtur në mblejdhje tha se janë injoruar thirrjet e bëra nga KS-OKB për ndikimin shkatërrues mbi miliona njerëz të luftës e cila vazhdon që prej 5 vitesh në Siri, për nihmat humanitare, mbrojtjen e civilëve dhe për zgjidhje politike.