Burak Bir
06 Qershor 2019•Përditësim: 07 Qershor 2019
Lëvizjet për drejtësi klimatike shënojnë rritje në nivel gobal, thuhet në një publikim të organizatës ambientaliste “350.org”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hoda Baraka nga 350.org thotë se në duhet të kujdesemi për njëri tjetrin dhe të kujdesemi për botën e cila na mban.
"Jemi dëshmitarë të njerëzve të cilët ngrenë zërin për të ndryshuar komunitetin ku jetojnë, që kërkojnë ndëshkime për korporatat që ndotin dhe njëkohësisht kërkojnë nga qeveritë e tyre të ndryshojnë politikat ambientaliste", tha Baraka.
"Anembanë globit, lëvizjet për drejtësi klimatike po rriten gjithnjë e më shumë”, shtoi ai.
Organizata në fjalë thotë se Dita Botërore e Mjedisit po shënohet në të gjithë globin me manifestime dhe ngjarje nga më të ndryshmet, të cilat bëjnë thirrje për veprim më të shpejtë dhe më të drejtë për mjedisin.
Lëvija “350.org” u themelua në vitin 2008 dhe është një lëvizje ndërkombëtare që sensibilizon për ndryshimet klimatike, me theks të veçantë për uljen e dioksidit të karbonit në atmosferë.
Numri '350' ka të bëjë me 350 copë për një milion, që është sasia e sigurt e dioksidit të karbonit në atmosferë.