Burak Bir
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Protestuesit dhe shkencëtarët klimatik sot do të mbajnë një konferencë online për media, duke i paraprirë samitit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën dhe protestave globale për klimën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bill McKibben, themeluesi i "350 Movement"; Harjeet Singh, lideri global nga ActionAid, shkencëtarja Dr. Doreen Stabinsky, protestuesi nga SHBA-të Jerome Foster, si dhe të tjerë anekënd botës do të organizojnë konferencën duke u bazuar në kumtesën e publikuar në faqen e internetit për protestën globale klimatike.
Ata do të prazantojnë strategji për të tejkaluar ndryshimet klimatike dhe do të përgjigjen në pyetje.
"Konferenca për media do të përmbajë edhe pritjen nga Samiti (i OKB-së), planet për mobilizim për më 20 dhe 27 shtator, cilat janë kërkesat e aktivistëve të rinj dhe hapat e mëtejmë të lëvizjes klimatike pas protestave", thuhet në kumtesë.
Pjesëmarrës nga 150 shtete do të organizojnë protestë globale klimatike me demonstrata të ndryshme për të sjellë vëmendjen për realitetin e ndyshimeve klimatike.