Ekip
14 Shkurt 2020•Përditësim: 14 Shkurt 2020
Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një goditje të rëndë pasi ish-zëdhënësi i tij i qeverisë u tërhoq nga gara për kryebashkiak të Parisit, pas raportimit të mediave franceze për rrjedhjen në internet të fotografive komprometuese seksuale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërheqja e papritur e Benjamin Griveaux la partinë e Macronit pa kandidat për kryetar bashkie në kryeqytetin francez për zgjedhjet komunale muajin e ardhshëm.
Sot në mëngjes, Griveaux i zemëruar njoftoi tërheqjen e tij nga gara, duke thënë se ai është në shënjestër të "sulmeve të kota" në internet dhe rrjetet sociale.