Ekip
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur dëshirën që të ndërmjetësojë midis qeverisë irakiane dhe kurdëve të cilët kërkojnë pavarësinë pas referendumit kontrovers, transmeton Anadolu Agency (AA).
Macron bëri ofertën sot pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi në Paris në bisedimet e gjera rreth mbështetjes franceze për luftën kundër DEASH-it dhe rindërtimin e ekonomisë së Irakut.
Ai tha se Franca dhe të tjerët janë të shqetësuar për gjendjen e kurdëve pas referendumit të muajit të kaluar dhe tha se Franca mbështet stabilitetin dhe integritetin territorial të Irakut.
Macron insiston në rëndësinë e "pajtimit kombëtar dhe qeverisjes gjithëpërfshirëse" që përfshin kurdët, "me të cilët Franca mban lidhje të ngushta".
Presidenti francez tha se dialogu "është rruga e vetme" dhe se "Franca është e gatshme të kontribuojë në mënyrë aktive për të ndërmjetësuar".