Fatma Esma Arslan
22 Korrik 2021•Përditësim: 23 Korrik 2021
Autoritetet e Madagaskarit kanë arrestuar “shumë persona” të cilët po përgatiteshin të kryenin atentat ndaj presidentit të vendit, Andry Rajoelina, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokuroria e Madagaskarit tha në një deklaratë se janë arrestuar “shumë shtetas të huaj dhe të Madagaskarit të cilët u zbulua se po përgatiteshin për të vrarë presidentin Rajoelina dhe zyrtarë shtetërorë”.
Asnjë informacion nuk u dha në lidhje me planin e atentatit ose numrin e personave të ndaluar.
Gazeta Madagascar Tribune tha se dy ushtarë francezë në pension janë midis të arrestuarve.
Rajoelina, i cili më parë ushtroi detyrën e presidentit në periudhën 2009-2013, u rizgjodh në dhjetor të vitit 2018.