Dejan Maksimoviç
09 Maj 2018•Përditësim: 10 Maj 2018
MYNIH (AA) – Portieri i shkëlqyeshëm i Bajern Mynihut, Manuel Neuer, nuk e di nëse do të arrijë plotësisht të rikuperohet nga lëndimi i këmbës për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror, i cili këtë verë do të mbahet në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Neuer muajin e kaluar iu kthye stërvitjeve të buta, pasi theu kockën metatarsal në shtator të vitit 2017.
“Doemos të marrë vendimin e duhur për mua, për ekipin dhe për Gjermaninë. Nuk ndihmoni nëse ngutni vendimin. Dëshiroj të avancoj për çdo ditë dhe jam duke tentuar të kthejë përgatitjen fizike sa më parë që është e mundur. Hapat që kam bërë janë të mira dhe pozitive, po tentoj të vazhdojë me këtë ritëm, ndërsa më pas do të shohim nëse kjo mjafton”, tha Neuer për mediat gjermane.
Nëse Neuer nuk arrin të rikuperohet, zgjedhja e parë në golin e Gjermanisë do të jetë portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.