Kasım İleri
09 Shkurt 2017•Përditësim: 09 Shkurt 2017
WASHINGTON (AA) – Një nga zëdhënësit e Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Eric Pahon, duke vënë në dukje se mes Turqisë dhe SHBA-së ka një marrëdhënie e cila përparon pozitivisht për çështjen e Sirisë, tha se "Aleatin tonë Turqinë e konsiderojmë si një partner të vlefshëm", raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zëdhënësit e bordit të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara në Pentagon (CENTCOM), Pahon në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka rikujtuar se prej një kohe të gjatë mes zyrtarëve turq dhe amerikanë kryhen bisedime për pastrimin e DEASH-it nga veriu i Sirisë kryesisht nga rajoni Al Bab. Ai është shprehur se "Kohët e fundit bëhet fjalë për një bashkëpunim në rritje mes Turqisë dhe SHBA-ve kryesisht për rajonin Al Bab. Prandaj, ka një progres në drejtim pozitiv me aleatët tanë të NATO-s për çështjen e Sirisë."
Ai ka theksuar se është tregues pozitiv që Washington-i mbështet marrjen e qytetin nga forcat e mbështetura nga Turqia pavarësisht se ka qenë kundër këtij zhvillimi drejt rajonit Al-Bab.
"Ne aleatin tonë Turqinë e konsiderojmë si një partner të vlefshëm. Këto bisedime (bisedimet në vazhdim mes Turqisë dhe SHBA-së) kanë mundësuar që të ofrojmë mbështetje më shumë dhe më me vend për forcat turke", është shprehur Pahon.
Duke iu shmangur përgjigjes ndaj pyetjes nëse ka apo jo ndikim në këtë përparim pozitiv administrata e presidentit Donald Trump, Pahon në lidhje me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë ndaj Pentagonit për rishikimin brenda 30 ditëve të strategjisë kundër DEASH-it dhe ofrimin e alternativave të reja është shprehur se "Sigurisht që brenda strategjisë do të përfshihet edhe Turqia, sepse Turqia është një partner që lufton atje me DEASH-in. Por aktualisht nuk ka një plan të gatshëm për tu njoftuar".
Duke theksuar se nuk ka informacione se çfarë raporti do ti paraqesë Pentagoni presidentit Trump në fund të 30 ditëve, ai ka theksuar se bisedimet që kryhen me Turqinë do të ofrojnë kontribut për raportin në fjalë.
Turqia që prej një kohe të gjatë kundërshton SHBA-të të cilët nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it ndihmojë zgjatimet e organizatës terroriste PKK në Siri.
Javën e kaluar Pentagoni iu dha automjete të blinduara Forcave Demokratike të Sirisë të cilët drejtohen nga organizata terroriste PYD/PKK dhe kjo shkaktoi tensione të mëtejshme mes Ankarasë dhe Washingtonit. Pentagoni duke mbrojtur qëndrimin se këto automjete janë dërguar për krahun e koalicionit arab të Forcave Demokratike të Sirisë, kishte njoftuar se vendimi për dhënien e këtyre automjeteve ishte marrë nga ish-presidenti Barack Obama.
Ndërkohë pritet me interes se çfarë strategjie do të ndjekë ndaj PYD/PKK-së në Siri presidenti Trump i cili mori detyrën më 20 janar.