Ekip
14 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
BAKU (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke theksuar se çështja e Malësisë së Karabakut është e ngjashme me atë të Krimesë, tha se si Ukrainë nuk e njohin dhe nuk do ta njohin qeverinë armene pushtuese e Malësisë së Karabakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, priti me ceremoni zyrtare Poroshenkon i cili qëndron për një vizitë zyrtare në Baku. Pas pritjes ceremoniale në pallatin presidencial, dy liderët realizuan takimin kokë me kokë.
Pas takimit Aliyev dhe Poroshenko, morën pjesë në Mbledhjen e 5-të të Këshillit të Presidentëve Azerbajxhan-Ukrainë. Pas mbledhjes u nënshkrua marrëveshje bilaterale mes dy vendeve në fushat e doganës, kulturës dhe artit. Të dy liderët nënshkruan protokollin e këshillit.
Në konferencën e përbashkët për mediat, Aliyev theksoi se me vizitën e Poroshenko-s popujt e dy vendeve do të afrohen dhe në të ardhmen do të arrihen rezultate të mira. Ai më tej duke theksuar se vëllimi tregtar mes dy vendeve nuk është në nivelin e duhur tha se "Në fund të negociatave me përmbushjen e udhëzimeve dy vendet do të afrohen edhe më shumë mes tyre dhe do të rritet vëllimi tregtar."