Handan Kazancı
03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
IZMIR (AA) – Numri i refugjatëve të cilët tentojnë të futen nga Turqia në Greqi përmes detit Egje dhe atij Mesdhe ka rënë për 60 përqind në vitin 2016 krahasuar me shifrat e vitit paraprak, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e Rojës Bregdetare të Turqisë për vitin 2016-të, flasin se numri i refugjatëve të ndaluar në ujërat e lartpërmendur ka qenë 37.130, shumë më i ulët se 91.611 në vitin 2015.
Mijëra persona kanë tentuar rrugën e shkurtë, por të rrezikshme të kalimit të Egjeut për të mbërritur në Greqi, nga ku do të shkonin në perëndim apo veri të Evropës.
Në dy vitet e fundit, emigrimi në Evropë përmes rrugës detare ka rënë në nivelin më të ulët nga shkaku i kontrolleve të përforcuara të Rojës Bregdetare turke dhe forcave turke të sigurisë si rrjedhojë e marrëveshjes BE-Turqi.
Sipas shifrave të fundit, numri i refugjatëve të cilët synojnë Greqinë ka rënë për 90 përqind si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë në mars të vitit 2016.
Sipas të dhënave, në shkurt të vitit të kaluar, ekipet e Rojës Bregdetare ka ndaluar 8.847 refugjatë, numri më i lartë në vitin 2016. Në qershor u ndaluan 538 refugjatë, që ishte periudha më e ulët në dy vitet e fundit.
Numri i vdekjeve në detin Egje ka rënë edhe në vitin 2016 për shkak të masave të forta të sigurisë. Në vitin 2016, gjithsej 192 refugjatë vdiqën në detin Egje, ndërsa ky numër në vitin 2015 ishte 279. Ndërsa 173 refugjatë vdiqën në periudhën mes shkurtit dhe marsit 2016, ku pas marrëveshjes Turqi-BE kjo shifër ka rënë në 19-të.
“Nga fillimi i vitit 2016, mbi 351.000 emigrantë ose refugjatë kanë hyrë në Greqi dhe Itali krahasuar me 883.393 të periudhës së njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) të publikuar të martën.
Shifrat për vitin 2016:
| | Refugjatë të ndaluar | | Vdekjet | |
2015 | | 91.611 | | 279 | |
2016 | | 37.130 | | 192 | |
| | | | | |
2016 | | Refugjatët | | | |
Janar | | 5.506 | | | |
Shkurt | | 8.747 | | | |
Mars | | 8.530 | | | |
Prill | | 1.717 | | | |
Maj | | 1.109 | | | |
Qershor | | 538 | | | |
Korrik | | 881 | | | |
Gusht | | 1.603 | | | |
Shtator | | 3.425 | | | |
Tetor | | 2.437 | | | |
Nëntor | | 1.856 | | | |
Dhjetor | | 781 | | |
|