Sibel Uğurlu
18 Shtator 2015•Përditësim: 18 Shtator 2015
IZMIR (AA) - Vetëm disa javë pas mbytjes të trevjeçarit sirian, Alyan Kurdi, pamjet e të cilit tronditën opinionin botëror, ka ndodhur një tjetër tragjedi e tmerrshme e refugjatëve të cilët po përpiqen për të kaluar në Evropë, duke u larguar nga lufta në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Këtë herë në krahinën perëndimore turke të Izmirit është mbytur vajza katër vjeçare nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet lokale turke njoftuan se kishin gjetur trupin e vogëlushes të mbytur të premten në mëngjes në rajonin Altinkoy të Izmirit. Raportet e para janë se anija e mbushur me refugjatë është përpjekur të mbërrijë në ishujt grekë në detin Egje, por ajo është fundosur. Rojet bregdetare turke arritën të shpëtojnë 14 sirianë, në mesin e tyre tetë fëmijë. Të mbijetuarit janë dërguar në qendrën e komandës të rrethit Gendarme.
Më 2 shtator u gjet trupi i pa jetë i vogëlushit Aylan, që detyroi komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë qëndrimin për krizën e refugjatëve nga zona e konfliktit që po lëvizin drejt Evropës. Në pesë muajt e parë të 2015 në Greqi nga deti kanë arritur 42.000 persona, sipas të dhënave zyrtare të OKB-së.
I ngjashëm është edhe vlerësimi i UNHCR që thotë se rreth 300,000 njerëz janë përpjekur për të ardhur në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe. Në këtë rrugëtim janë zhdukur rreth 2,500 persona.