Ahmet Gürhan Kartal
21 tetor 2021•Përditësim: 21 tetor 2021
Një 25-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas vrasjes së deputetit konservator, David Amess, është akuzuar për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ali Harbi, 25 vjeçar (01.02.96), nga Londra veriore, u akuzua të enjten, 21 tetor, për vrasje dhe përgatitje të akteve terroriste", tha policia metropolitane në një njoftim.
Sipas njoftimit, akuzat u autorizuan nga sektori i krimit dhe kundër-terrorizmit i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (SCCTD).
I akuzuar do të paraqitet në gjykatën në Westminster.
"Akuza e sotme është një moment historik i rëndësishëm në këtë rast, por puna nga kolegët e mi në Komandën kundër terrorizmit do të vazhdojë me shpejtë", tha Matt Jukes, ndihmës komisioneri për operacionet speciale.
Jukes tha se ka pasur spekulime të konsiderueshme në media për sfondin, historinë dhe motivimin e personit të akuzuar tani.
"Unë e kuptoj nivelin e madh të interesit publik në këtë rast, është me rëndësi jetike që të gjithë të kenë përmbajtje kur e komentojnë atë publikisht, për të siguruar që procedurat e ardhshme gjyqësore të mos paragjykohen në asnjë mënyrë", shtoi ai.
Amess u vra në Leigh-on-Sea, një qytet në Essex të Anglisë, gjatë një takimi me zgjedhësit më 15 tetor.
25-vjeçari i arrestuar menjëherë pas incidentit, u mor në pyetje nga oficerët e kundër-terrorizmit, ndërsa policia e shpalli incidentin si terrorizëm.