Ruslan Rehimov
16 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
BAKU (AA) - Gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresin e 5-të Botëror të Agjencive të Lajmeve që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, Zëvendës Kryetari i Bordit drejtues të Anadolu Agency (AA) Dr. Şaban Kızıldağ tha se se media botërore nuk përmbushi përgjegjësitë e saj me drejtësi për të njoftuar në mënyrë objektive tentativën e grusht shtetit më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).
Kızıldağ tha se pavarësisht ngjarjeve të pabarazisë, luftërave, sëmundjeve, varfërisë, dhunës dhe diskriminimit bota ka ndryshuar dhe njerëzia ka përparuar.
Duke vënë në dukje se detyra që duhet të kryejnë është që të sigurojnë marrjen e lajmeve të sakta dhe të besueshme nga miliarda njerëz të cilët nuk kanë asnjë pritshmëri tjetër veçse të jetojnë në liri dhe paqe, Kızıldağ, tha se si asnjëherë në histori ka një rëndësi shumë të madhe për nevojën e një medie të lirë e cila nuk lëkundet (trembet) përballë shkeljeve të të drejtave të njeriut.
"Si AA ne mbajmë qëllimin e lartësimit të dinjitetit njerëzor në çdo fotografi të shkrepur, në çdo rresht që shkruajmë, ashtu si në demokracinë tonë dhe për paqen globale ne nuk bëjmë asnjë dallim", tha Kızıldağ, duke njoftuar më tej se në vitin 2015 janë hapur zyrat e AA-së në Teheran dhe Shkup dhe se rrejti i lajmeve është përhapur në 86 vende duke rritur numrin e gjuhëve publikuese në 11.
Ndër të tjera pasi ka shprehur se në Samitin G-20 i cili u mbajt për herë të parë në Turqi krahas përgatitjes së lajmeve në të gjitha aspektet e aktivitetit AA ka kryer edhe shërbimin "pool photo" dhe ka ndarë me të gjithë botën 3.080 fotografi, Kızıldağ ka rikujtuar se edhe fotografitë fituese në konkursin "Istanbul Photo Awards" që kanë zhvilluar në vitin 2015 dhe 2016 më pas kanë fituar çmimet Pulitzer.
Kızıldağ gjithashtu ka shpjeguar se trajnimet për lajmet dhe trajnimi i gazetarëve janë një mision i pazëvendësueshëm i AA-së, e cila për abonentët e saj shërben në ditë mbi 1.190 lajme, mesatarisht 1.900 fotografi dhe 310 video.
"Bota me të vërtetë është më e madhe se 5"
Duke transmetuar se zhvillimet në rajonet me lëvizshmërinë më të madhe në botë i transmetohen në moment abonentëve Kızıldağ, tha në vazhdim:
"Ne krijojmë dallimin me lajmet dhe pamjet tona vizuale të forta kryesisht nga rajonet ku gazetaria është shumë e vështirë. Kemi zyra në 35 vende, në 86 vende kemi përfaqësi, punonjës në 74 kombësi dhe abonentë në 45 vende. Kemi akoma shumë punë për të bërë. Nga bota ka shumë lajme për t'u dhënë në Turqi, por edhe nga Turqia ka shumë lajme për ti dhënë botës. Me të vërtetë bota është më e madhe se 5-shja dhe ne në këtë arenë të madhe krahas të qenit burimi i lajmit të sigurtë ne si një institucion flamurtarë do të përmbushim të gjitha nevojat me hollësi të diplomacisë publike".
"Mediat perëndimore nuk vepruan në mënyrë objektive me tentativën e grusht shtetit"
Duke folur për përpjekjen e FETO-s për grusht shteti të kryer më 15 korrik Kızıldağ, ka tërhequr vëmendjen se arritjet demokratike u përpoqën të eliminoheshin në një natë të vetme.
Më tej pasi ka përmendur shembuj të publikimeve të bëra kundër Turqisë në mediat perëndimore ditën e tentativës së grushtit dhe pas saj, Kızıldağ ka rikujtuar se një lider i zgjedhur me rrugë demokratike është akuzuar me "autoritarizëm" teksa ai përjetonte procesin për të dalë i gjallë nga tentativa e një puçi ushtarak i cili nxiste objektivin për ta kapur apo për ta vrarë.
"Fatkeqësisht mediat botërore nuk përmbushën përgjegjësitë e tyre me drejtësi për të njoftuar në mënyrë objektive tentativën e grusht shtetit më 15 korrik. Mediat perëndimore jo vetëm tentativën e grusht shtetit më 15 korrik dhe pas saj, por ato nuk kanë treguar mjaftueshëm një qëndrim të qartë dhe të hapur që është pranë lirive dhe demokracive edhe në shumë vende të tjera ku gjithashtu edhe për liderin e zgjedhur me votë në Egjipt Morsin i cili u arrestua me një puç dhe ende mbahet në burg", theksoi Kızıldağ.
"Nuk i pati hije medias perëndimore liberale"
Pasi ka vënë theksin se media perëndimore përtej paanshmërisë mediatike në Egjipt, Palestinë, Gaza, Siri ajo nuk ka mbajtur një qëndrim përkrah demokracisë, Kızıldağ ka tërhequr vëmendjen se liderët botërorë dhe mediat botërore që u kapën krah për krahu në ngjarjet e Charlie Hebdo nuk kanë treguar solidarizim të ngjashëm për sulmet terroriste në Ankara dhe Stamboll si dhe në tentativën e grusht shtetit më 15 korrik.
Ky qëndrim injorues nuk i kishte aspak hije medias së lirë dhe medias liberale të perëndimit, potencoi Kızıldağ duke përfunduar më tej fjalën e tij:
"Sot mundësitë, shpjetësia, llojshmëria e burimeve që njeriu modern të informohet nga bota të detyrojnë median të jetë në përputhje me kriteret objektive dhe ti përmbahet realitetit dhe të qëndrojë larg madje edhe nga manipulimi më i vogël. Njerëzit e botës së ardhshme nuk do të jenë njerëz që ndjekin lajmet e publikuara pas prodhimit nga qendrat e lajmeve, por do të jenë njerëz që do të prodhojnë vetë lajmin dhe sërish po vetë do ti publikojnë ato".
Kundërshtarët e qendrave botërore të AA-së mediave në redaksitë e tjera nuk janë në mesin e tyre, do të jenë direkt botuesit individualë të individëve që përbëjnë audiencën e tyre të synuar.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (AZERTAC) Aslan Aslanov në fjalën e tij ka dhënë informacione në lidhje me axhendën e kongresit ku pasi ka folur për rritjen e teknologjive të larta në jetën e përditshme theksoi se këto tenkologji janë bërë një pjesë e pandashme e jetës.
Më tej Aslanov ka vënë theksin se për këtë arsye gazetaria në kohët e fundit ka pësuar ndryshime, ku dhe nuk është e drejtë kundërvënia ndaj inovacionit por është e nevojshme të arrihet në përshtatje me të.