Furkan Naci Top
16 Nëntor 2016•Përditësim: 17 Nëntor 2016
ATHINË (AA) - Presidenti amerikn Barack Obama në lidhje me mbështetjen e SHBA-ve ndaj NATO-s tha se "Jam i sigurtë se Amerika në angazhimin e saj ndaj Paktit Transatlantik ashtu si gjatë 70 viteve do të vazhdojë përgjegjësinë e marrëveshjes dhe sigurisë që kemi dhënë për të mbrojtur çdo aleat pavarësisht se qeveriset nga qeveri demokrate apo republikane", raporton Anadolu Agency (AA).
Obama i cili ka mbajtur një fjalim në kuadër të vizitës së tij të fundit të zhvilluar si president në Athinë të Greqisë ka dhënë mesazhe për demokracinë, barazinë dhe ekonominë gjithëpërfshirëse.
Duke vënë në dukje se zjarri i demokracisë ndizet edhe në Athinë dhe ai nuk shuhet asnjëherë, Obama tha se në ditët e sotme ndaj këtyre ideve ka patur kundërshtime, dhe duke shtuar se do të mbështesin gjithmonë demokracinë ai tha se kjo do të jetë e dobishme për SHBA-të.