Amina Zorniç
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
CUERNACAVA (AA) – Të paktën 116 kufoma janë gjetur në një varezë masive në shtetin Morelos, në Meksikën qendrore, në qytetin Tetelcingo, raporton Anadolu Agency (AA).
Besohet se në varrezën e thellë dhjetë metra, viktimat e bandave dhe narko-kartelëve janë vrarë në periudhën 2010-2013.
Gjatë zhvarrosjes së kufomave, e cila do të zgjasë pesë ditë, marrin pjesë ekspertë të forenzikës nga Universiteti në shtetin Morelos (UAEM).