Ekip
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
BEJRUT (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se gjatë bombardimit të spitalit në qytetin bregdetar sirian Jableh, të hënën, janë vrarë 43 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
OBSH-ja theksoi se në mesin e të vdekurve kryesisht janë pacientë dhe anëtarë të familjeve të tyre të cilin ishin për vizitë, por edhe tre mjekë dhe një infermiere.
Bëhet e ditur se spitali pas bombardimit është mbyllur.
Bombardimi është pjesë e valës së koordinuar të sulmeve nga ana e DAESH-it në Jeblah dhe qytetin Tartus, të cilat janë bastione të forcave qeveritare.
Zyrtarët qeveritarë bënë të ditur se të paktën 80 persona humbën jetën në sulmet shkatërruese gjatë të hënës, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut të martën, njoftoi se numri i të vdekurve është të paktën 154.