Tayfun Coşkun
23 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
SAN FRANCISCO (AA) - Në një nga qytetet më të mëdha në shtetin amerikan të Kalifornisë është mbajtur marshi për Shkencën, në të cilin morën pjesë më shumë se dhjetë mijë qytetarë, raporton Anadolu Agency.
Pjesëmarrësit në marsh mbanin pankarta me parulla të tilla si "Shkenca nuk është konspiracion liberal", "shkenca kundër injorancës së Trumpit" dhe "shkenca nuk është heshtje".
Ky aktivitet u organizua nën sloganin "ecni për shkencën". Përveç mbështetjes për shkencën të tubuarit protestuan edhe kundër vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump.
"Ne jemi këtu për të mbështetur shkencën. Shkenca është e vërtetë dhe e rëndësishme. Disa njerëz ngatërrojnë shkencën dhe politikën. Shkenca është një realitet dhe ajo duhet të jetë në politikë", tha profesori i biologjisë Keegan Donlan.