Mustafa Keleş
24 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
NEW YORK (AA) – Në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielën në Kaliforni të SHBA-ve, jetën e kanë humbur 13 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë, pesë prej të cilëve më rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aksident janë përfshirë një autobus që transportonte turistë dhe një kamion. Autobusi ishte duke udhëtuar për në Los Angeles, ndërsa nga kamioni u godit në rrugën pranë Palm Springs-it.
Në mesin e të vdekurve është edhe shoferi i autobusit.
Hetimet në lidhje me aksidentin janë nisur, ku do të përfshihet edhe Agjencia Kombëtare amerikane e Sigurisë së Transportit.