Ekip
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - Në momentet kur Turqia dhe Rusia po punonin për të vënë në veprim armëpushimin në rajonin e Halepit lindor në Siri, mijëra milicë shiit nën komandën e gjeneralit iranian Sejid Xhevad kanë nisur sulmin ndaj vendbanimeve civile që ndodhen nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së që ndodhen në rajonin nën rrethimin e regjimit në lindje të Halepit, mësohet se milicët shiit të strukturave të Hezbollahut, Brigadës afgane Fatimiyun, Brigadës së Lëvizjes Irakiane Nuxheba nën komandën e gjeneralit iranian Sejid Xhevad kanë nisur një sulm të ashpër.
Mijëra milicë shiit territorin prej 6 km katrorë nën kontrollin e opozitarëve ku janë bllokuar mijëra civilë po përpiqen të marrin lagjen Izaa, pjesët e mbetura nga Xhubbul Shelebi dhe urën Haj në lagjen Firdevs.
Gjithashtu bëhet e ditur se opozitarët vazhdojnë të rezistojnë teksa milicët shiit në sulme krahas tankeve po përdorin edhe armë të rënda të tjera si topa, mortaja dhe raketa.
Rajonet në të cilat milicët shiit po kryejnë operacion janë vendbanime të cilat me marrëveshjen e arritur me ndërmejtësimin e Turqisë me Rusinë në emër të forcave të regjimit parashikohej evakuimi i civilëve.
Pas armëpushimit të mundësuar mbrëmjen e djeshme në këto rajone kishin nisur përgatitjet për evakuimin e civilëve.
Sulmi i nisur nën komandën e gjeneralit iranian Xhevat, tërheq vëmendjen se është kryer gjatë kohës kur po zhvilloheshin bisedimet mes autoriteteve turke dhe atyre ruse për të vënë në zbatim marrëveshjen dhe evakuimin.