Murat Karadağ
23 Shkurt 2017•Përditësim: 23 Shkurt 2017
RIO DE JANEIRO (AA) - Ministri i Jashtëm i Brazilit, Jose Serra ka dhënë dorëheqje për arsye të problemeve shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Serra në letrën e dorëheqjes që i ka paraqitur presidentit Michel Temer ka thënë se problemet shëndetësore përbëjnë pengesë në intensitetin e udhëtimeve që i kërkon detyra e ministrit të Jashtëm dhe gjithashtu është pengesë për përmbushjen "plotësisht" të detyrave të përditshme.
Serra i cili është një prej emrave kryesorë të Partisë Social Demokrate (PSD), më parë ka kandiduar dy herë për postin e presidentit por nuk ka mundur të fitojë. Në vitin 2002 Serra humbi postin e presidentit përballë Luiz Inacio Lula da Silva dhe në vitin 2010 përballë Dilma Rousseff.