Hüseyin Burak Demirer
15 Nëntor 2021•Përditësim: 15 Nëntor 2021
Piloti britanik i Mercedez, Lewis Hamilton, është bërë fituesi i garës së 19-të të sezonit që u mbajt në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gara e 19-të e sezonit u zhvillua në Pistën Jose Carlos Pace e gjatë 4,3 kilometra në qytetin Sao Paulo, me 71 xhiro.
Hamilton fitoi garën e 6-të të këtij sezoni, ndërsa të 101-tën në karrierë.
Pas tij u renditën Max Verstappen me 10,4 sekonda pas liderit dhe Valtteri Bottas i treti me 13,5 sekonda.
Me këtë rezultat Hamilton arriti në 318,5 pikë duke ulur dallimin e pikëve në 14 me Verstappen, lideri tek klasifikimi i pilotëve, i cili ka 332,5 pikë.
Gara e 20-të e sezonit do të mbahet më 21 nëntor në Katar.
Klasifikimi i 5 vendeve të para për pilotët dhe ekipet pas Çmimit të Madh të Brazilit janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 332,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 318,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 203
4. Sergio Perez (Meksikë): 178
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 151
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes 521,5
2. Red Bull-Honda: 510,5
3. Ferrari: 287,5
4. McLaren-Mercedes: 256
5. Alpine-Renault: 112