Yusuf Hatip
25 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
BRUKSEL (AA) – Ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, sot në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë së Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini dhe zëvendëskryetarin e parë të Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, raporton Anadolu Agency (AA).
Çelik në kuadër të vizitës në Bruksel sot është takuar me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evorpian.
Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.
Ministri turk Çelik njoftoi bashkëbiseduesit lidhur me Operacionin "Dega e Ullirit" të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave të organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH në rajonin Afrin të Sirisë.