Elvir Hociç
23 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
MOSKË (AA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova konfirmoi sulmin kibernetik ndaj faqes zyrtare të kësaj ministrie, raporton Anadolu Agency (AA).
"Faqja zyrtare e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është sulmuar. Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar sulmuesit", tha Zakharova.
Televizioni CNN dje bëri të ditur lajmin për sulmin e faqes së internetit të Ministrisë ruse, e cila sot u konfirmua nga Zakharova.
CNN thotë se sulmi kibernetik ishte kryer nga hakeri amerikan me emrin e koduar 'The Jester', kurse në deklaratën të cilën hakeri e dha për CNN ka thënë se sulmin e ka kryer si "paralajmërim" për autoritetet ruse ndaj përpjekjeve të fundit të hakerëve rus për të sulmuar SHBA-të.