Hakan Ceyhan Aydoğan
12 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson tha se po përpiqen të kuptojnë qëndrimin dhe qëllimin e vërtetë të Washingtonit në marrëdhëniet dypalëshe dhe në çështjet globale, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi midis Lavrov dhe Tillerson ka nisur në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë.
Lavrov tha se vizita e Tillerson është një mundësi e mirë për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha fushat kryesisht në formimin e frontit të përbashkët në luftën kundër terrorizmit.