Gökhan Kurtaran
12 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
LONDRA (AA) – Niveli i papunësisë në Britaninë e Madhe në periudhën dhjetor-shkurt qëndroi në nivelin 4,7 për qind, në përputhje me atë që pritej, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave Kombëtare të Britanisë së Madhe (ONS) niveli i papunësisë për periudhën tremujore dhjetor-shkurt me 4,7 për qind ka ruajtur nivelin e saj të periudhës së kaluar.
Sipas të dhënave të ONS-së numri total i të papunëve në vend, në krahasim me periudhën e mëparshme, është ulur për 45 mijë, duke rënë në 1,56 milionë.
Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar niveli i papunësisë në Britaninë e Madhe ishte 5,1 për qind.
Kurse të ardhurat mesatare javore për muajin shkurt, arritën nivel më të lartë (2,3 për qind rritje) se sa ajo që pritej (2,2 për qind).
Sipas të dhënave të publikuara dje, indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) në Britani të Madhe, në muajin mars në bazën vjetore me një rritje prej 2,3 për qind ka arritur ta ruajë nivelin e muajit shkurt.
IÇK në Britani të Madhe që nga muaji shtator i vitit 2013 po qëndron në nivelin më të lartë.