Kaamil Ahmed
03 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
JERUSALEM (AA) – Agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad, të hënën zyrtarisht ka lançuar fushatën në të cilën synon të rekrutojë femra “me karakter të veçantë” të cilat do të shërbejnë në sektorin e operativës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpalljet dhe njoftimet e publikuara në gazetat e Izraelit dhe në platformat e mediave sociale shfaqin fotografi të hijes së femrës në bardh e zi të cilën e shoqëron porosia: “Kërkojmë femër të fortë: Për ne, nuk ka rënëdësi e kaluara e juaj, për ne ka rëndësi se kush jeni ju”.
Ndërkohë, zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përgjegjës për komunikimin në arabisht, Ofir Gendelman, ka bërë thirrje për rekrutim edhe të personave me origjinë arabe.
E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth njoftoi të martën se gratë përbëjnë rreth 40 përqind të fuqisë aktuale punëtore të Mossad-it.