Gökhan Kavak
27 Nëntor 2020•Përditësim: 27 Nëntor 2020
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Mozambik për shkak të goditjes së rrufesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në mediat lokale, guvernatorja e rajonit Manica, Francisca Tomas, tha se për shkak të reshjeve dhe stuhisë shumë shtëpi dhe toka bujqësore kanë pësuar dëme.
Tomas tha se si pasojë e goditjes së rrufesë kanë humbur jetën shtatë persona.
Ajo gjithashtu informoi se për shkak të rrufesë dhe stuhisë janë rrëzuar shumë pemë dhe disa rrugë janë mbyllur për trafik.