Zuhal Demirci
05 Gusht 2020•Përditësim: 05 Gusht 2020
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se Turqia ruan mendimin që çështja e Kashmirit të zgjidhet nëpërmjet dialogut, në kuadër të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në bazë të rezolutave përkatëse të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksoy iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me përvjetorin e parë të heqjes së statusit të veçantë të Xhamu Kashmir nga Kushtetuta e Indisë.
"Në një vit që kaluan pas shfuqizimit të nenit të Kushtetutës së Indisë që i njihte status të veçantë Xhamu Kashmirit, praktitat e zbatuara kanë komplikuar edhe më tej situatën në Xhamu Kashmir dhe vërehet se nuk shërben paqes dhe stabilitetit në rajon", theksoi Aksoy në deklaratë.
Aksoy potencoi se Turqia ruan mendimin që ky problem të zgjidhet nëpërmjet dialogut, në kuadër të Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe në bazë të rezolutave përkatëse të OKB.
Kaloi plotë një vit nga heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit më 5 gusht 2019 nga administrata e Indisë, si dhe ndarjes në dy rajone me statusin "Territor i Unionit" të lidhur me qendrën.
Gjatë kësaj periudhe u arrestuan mijëra persona përfshirë ish-kryeministra të shteteve, liderë partiak, politikanë, krerë juridikë dhe gazetarë.
Në rajon përveç orës policore ishte zbatuar edhe kufizim të internetit, telefonit dhe telekomunikimit.