Dejan Maksimoviç
30 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
LOZANË (AA) – Ish-kreu i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini, më nëntë maj do të njihet me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën e dorëzuar që ka të bëjë me pezullimin gjashtë vjeçar të tij. Këtë pezullim ndaj tij e vendosi Komiteti për Etikën i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Platini dhe ish-kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, janë dënuar me një pezullim gjashtë vjeçar për “pagesëtë padrejtë” në vlerë prej dy milionë franga zvicerane, shumë kjo e cila në vitin 2011 ishte transferuar në llogarinë bankare të Platinit. Ndërkohë transaksioni ishte miratuar nga Blatter me arsyetimin se kanë pasur marrëveshje gojore që Platinit ti paguhet angazhimi në cilësi të këshilltarit për periudhën 1999-2002.