Michael Sercan Daventry
30 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
LONDËR (AA) – Irlanda duket se është në rrugën drejt formimit të një qeverie të pakicës, dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri në qeverinë e përkohshme, Enda Kenny, pritet që sot të fillojë bisedimet me deputetët e pavarur në mënyrë që ata ti bashkëngjiten kabinetit të tij pasi më herët partia “Fianna Fail”, rivali kryesor në Parlament u pajtua që deri në vitin 2018 ta përkrahë administratën të drejtuar nga Kenny.
Në bazë të marrëveshjes, partia e Kennyt, “Fine Gael” do të formojë një qeveri të pakicës me deputetë nga grupi i të pavarurve.
Në një njoftim të partisë të publikuar të premten vonë, thuhet se “Fine Gael dhe Fianna Fail kanë arritur një marrëveshje politike" që të ndihmojnë qeverinë e pakicës të drejtuar nga partia Fine Gael.
“Për momentin të dy liderët partiak janë duke marrë informacione, ka mbetur të realizohet hartimi i gjerë dhe pastaj Fianna Fail dhe Fine Gael do të mbajnë takime të ndara brenda partiake për detajet e marrëveshjes”, thuhet në njoftim.
Detajet nga marrëveshja akoma nuk janë publikuar, por mediat vendase raportuan se palët janë pajtuar për një kombinim të uljes së tatimeve dhe rritjes së shpenzimeve.
Marrëveshja e arritur nënkupton se partia nacionaliste “Sinn Fein” do të jetë partia e parë opozitare që ka mbetur e vetme në opozitë.