Ömer Koparan,Levent Tok
18 Shkurt 2018•Përditësim: 19 Shkurt 2018
AZEZ (AA) - Në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), janë zbuluar përsëri tunele të organizatës terroriste PYD/PKK në zonën përreth fshatit Shejda në rajonin Raxhu, në perëndim të Afrinit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
ULS ka kryer kontrollin në sistemin e tuneleve i cili lidh me njëri-tjetrin disa tunele, pozicione e kulla vrojtimi të ndërtuara me beton në kodrat përreth fshatit Shejda, i cili u morr nën kontroll nga organizata terroriste si rezultat i konflikteve të ashpra.
Mësohet se në rajon tuneli nën tokë ka një lartësi dhe gjerësi 2 metra. Tuneli i cili është i ndërtuar pothuajse tërësisht me betonarme lidh me njëra-tjetrën kullat e vrojtimit dhe pozicionet e fortifikuara të zjarrit. Brenda tunelit gjithashtu ndodhen hapësira që përdoren për jetesë, për të depozituar armë dhe pajisje të ndryshme.
Vërehet se organizata ka përdorur tunelet për mbrojtje nga sulmet ajrore dhe goditjet artilerike.
- Vazhdojnë punimet e sigurisë
Forcat e ULS të mbështetura nga TSK kanë nisur punimet e sigurisë pas pastrimit nga terroristët të fshatit Shejda në jugperëndim të rajonit Raxhu.
Teksa kontrollon dhe shkatërron minat dhe lëndët shpërthyese artizanale të vendosura si kurthe nga organizata terroriste, forcat e ULS vazhdojnë gjithashtu edhe punimet për të garantuar sigurinë për civilët në fshat.
Ndërkohë teksa vazhdojnë kontrollet, kërkimet dhe eliminimet e pikave të organizatës terroriste në fshat dhe zonat përreth tij, vihet në dukje se janë gjithashtu duke u marrë edhe masat për sulmet të mundshme që mund të vijnë nga zonat e jashtme të fshatit.
- Snajperët e ULS në gatishmëri
Ebu Abdullah është një prej snajperistëve të grupit Ahrar Sharkije në ushtrinë e formuar nga ULS që ofron mbështetje duke ruajtur zonat kundër PYD/PKK-së, gjatë aktiviteteve të sigurisë që kryhen në fshatin Shejda.
Abdullah, ruan në zonën e jashtme që ndodhet në front me organizatën terroriste në pjesën jugore të fshatit, dhe gjithashtu ai është në gatishmëri kundër sulmeve apo ndonjë tentative për infiltrim nga PYD/PKK-ja.