Aydoğan Kalabalık
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
KAJRO (AA) – Anija e mbytur, e cila javën e kaluar u fundos në afërsi të brigjeve veriore të Egjiptit, është nxjerrë në sipërfaqe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin me shkrim të guvernatorit El Beheire Muhammed Sultan theksohet se anija e mbytur e cila u fundos më 21 shtator është nxjerrë në sipërfaqe.
Deri më sot janë nxjerrë 169 kufoma të migrantëve, ndërsa sipas të dhënave zyrtare janë shpëtuar 164 persona. Në anije gjendeshin migrantë nga Sudani, Eritrea, Somalia dhe Egjipti.
Autoritetet egjiptiane nuk dakordohen kur është fjala për numrin e migrantëve që kanë qenë në anije. Andaj të dhënat variojnë mes treqind dhe gjashtëqind.
UNHCR-ja thekson se në anije kanë qenë 450 migrantë. Duke marrë parasysh numrin e të mbyturve dhe të shpëtuarve, në anije kanë qenë të paktën 333 migrantë.