Murat Ünlü
23 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
PARIS (AA) - Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault bëri të ditur se në muajin dhjetor në Paris do të mblidhen përfaqësuesit e shteteve të cilat përkrahin opozitën e moderuar siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ayrault tha se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të shikoj ngjarjet në Siri, veçanarisht në Halep.
“Urgjentisht duhet të reagojmë”, tha Ayrault duke shtuar se regjimi i Asadit dhe përkrahësit e tij janë duke fituar nga destabiliteti politik për shkak të ndërrimit të presidencës në SHBA për të intensifikuar bombardimet në rajonet nën kontrollin e opozitës.
“Sot në Siri rreth 1 milion njerëz janë nën bllokadë. Jo vetëm në Halep, por edhe në Humus, Guta dhe në Idlib”, tha Ayrault.
Ai tha se përveç Francës në mbledhjen e cila do të zhvillohet në Paris do të marrin pjesë SHBA-të, Italia, Britania e Madhe, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuar Arabe dhe Jordania. Në takim janë ftuar miqtë e demokracisë dhe përkrahësit e opozitës demokratike.
Kohën e fundit si pasojë e bombardimeve të regjimit sirian dhe përkrahësve të tij humbin jetën me dhjetëra persona, kurse në Halep si pasojë e luftimeve nuk mund të sigurohet ndihma humanitare.