Onur Usta
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
PARIS (AA) - Në Francë me pretendimin për lidhje me terrorizmin është mbyllur shoqata e themeluar me qëllim ndihmën ndaj të dënuarve muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme theksohet se shoqata humanitare është mbyllur me arsyen se "kishte lidhje me grupet radikale terroriste".
Në deklaratë thuhet se shoqata "Sanabil" e themeluar për të ndihmuar të dënuarit muslimanë dhe të afërmit e tyre kishte filluar të jepte mbështetje financiare ndaj të dënuarve për terrorizëm dhe se nxiste ato drejt tendencave radikale.
Ndërsa zyrtarët e shoqatës në një deklaratë për shtypin francez kanë njoftuar se do të apelojnë në gjykatën e nivelit më të lartë për anulimin e këtij vendimi.
Në një piknik të kryer në vitin 2014 nga shoqata ndaj të cilës në muajin tetor janë vendosur masat për asetet e saj, ishte zbuluar se kishte marrë pjesë edhe Amedy Coulibaly, personi i cili kreu sulmin ndaj marketit hebre Hyper Cacher në janar të vitit 2015.